Specialja i vazhdon paraburgimin, Pjetër Shalës

  • E.K /
  • 29 January 2022 - 09:55
Specialja i vazhdon paraburgimin, Pjetër Shalës

Komandant “Ujkut”, Pjetër Shalës, i është vazhduar paraburgimi në Speciale.

Vendimi është marrë nga gjykatësi i Procedurës Paraprake.

Me këtë rast, gjykatësi ka urdhëruar mbrojtjen që të dërgojë parashtresat në lidhje me rishikimin tjetër të paraburgimit deri më 2 mars.

Ndërkaq, Prokurorisë i është dhënë afat që të njëjtat t’i dërgojë deri më 10 mars. 

(Kosova Sot Online)