Rriten rastet e vjedhjeve në Kosovë, pesë të raportuara brenda një dite

  • E.K /
  • 29 January 2022 - 10:55
Rriten rastet e vjedhjeve në Kosovë, pesë të raportuara brenda një dite

Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë raportuar pesë raste të vjedhjeve në Kosovë.

Sipas Policisë në dy raste vjedhjet e rënda janë kryer në objekte fetare.

Ndërkaq, në një rast është vjedhur një veturë.

Vjedhje pati edhe në një shtëpi në Prizren, ndërkaq në Mitrovicë janë vjedhur gjëra ushqimore në një magazinë.

Të gjitha rastet e raportuara nga Policia:

VJEDHJE E VETURËS: Rr. Mujë Krasniqi, Prishtinë 28.01.2022 – 18:30. Një femër shtetase e Maqedonisë së Veriut, ka raportuar se nga persona të panjohur i është vjedhur vetura e saj me targa të Maqedonisë. Rasti është duke u hetuar.  

VJEDHJE E RËNDË: Milloshevë, Obiliq 27.01.2022 – 10:00.  Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se persona të panjohur nga objekti i xhamisë, e kanë vjedhur diviarin e kamerave të sigurisë. Rasti është duke u hetuar.  

VJEDHJE E RËNDË: Fsh. Krajk, Prizren 28.01.2022 – 21:04. Ankuesi mashkull  kosovar ka informuar se persona të pa njohur kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur stoli ari dhe euro para të gatshme. Rasti është duke u hetuar.

 VJEDHJE E RËNDË: Rr. Luja Braja, Mitrovicë 28.01.2022 – 08:40. Ankuesi mashkull  kosovar, ka njoftuar se persona të panjohur, me forcë kanë depërtuar në magazinën e tij dhe nga aty i janë vjedhur gjëra ushqimore.

VJEDHJE E RËNDË: Fsh. Jagnjenicë, Zubin Potok 28.01.2022 – NN. Një mashkull kosovar, ka njoftuar se persona të panjohur, me forcë kanë depërtuar brenda objektit të kishës dhe nga aty kanë vjedhur rreth 2000-3000 dinar (monedhë e Serbisë).

(Kosova Sot Online)