Gjimnazistët e Drenasit kërkojnë liberalizim të vizave, i dërgojnë letër mbretit të Holandës

  • E.K /
  • 29 January 2022 - 12:37
Gjimnazistët e Drenasit kërkojnë liberalizim të vizave, i dërgojnë letër mbretit të Holandës

Gjimnazistët e Drenasit i kanë dërguar letër, mbretit të Holandës, Willem-Alexander Claus George Ferdinand.

Letra u përcoll përmes Ambasadës së Republikës së Kosovës, konkretisht përmes,  ambasadorit, Doli në Holandë.

Drejtori i gjimnazit ‘Skenderbeu’ në Drenas, Mentor Sahiti, ka bërë të ditur se nxënësit e gjimnazit në Drenas, paraprakisht zhvilluan një takim me ambasadorin Dolin të cilin e informuan për bashkëpunimin, që kanë me nxënës nga shtetet e BE-së, organizimin e konferencave, seminareve, kampeve të ndryshme me nxënës nga shtete të BE-së dhe rajonit, si dhe mbajtjen e mësimit me mësimdhënës e ekspertë nga fusha e arsimit.

Postimi i tij:

Gjimnazistët e Drenasit i dërgojnë letër, Madhërisë së Tij, mbretit të Holandës, Willem-Alexander Claus George Ferdinand,

Pas disa takimeve zyrtare me ambasadorë të shteteve mike, deputetë të Parlamentit Evropian, përfaqësues të institucioneve arsimore, si dhe me ambasadorë e përfaqësues të shteteve ngurruese për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Sot, gjimnazistët e Drenasit i dërguan letër, Madhërisë së Tij, mbretit të Holandës, Willem-Alexander Claus George Ferdinand,

Letra u përcoll përmes Ambasadës së Republikës së Kosovës, konkretisht përmes, Shkëlqesisë së Tij, ambasadorit, Doli në Holandë.

Nxënësit e gjimnazit në Drenas, paraprakisht patën një takim me Shkëlqesinë e Tij, ambasadorin e Republikës së Kosovës në Holandë, z. Dren Dolin.

Ata e informuan ambasadorin Doli për bashkëpunimin, që kanë me nxënës nga shtetet e BE-së, organizimin e konferencave, seminareve, kampeve të ndryshme me nxënës nga shtete të BE-së dhe rajonit, si dhe mbajtjen e mësimit me mësimdhënës e ekspertë nga fusha e arsimit.

Nxënësit prezantuan edhe përgatitjet dhe thirrjet miqësore që i kanë adresuar dhe do t’ia adresojnë Qeverisë Holandeze dhe Mbretërisë së Holandës për një të drejtë elementare demokratike, lëvizjen e lirë në Zonën Shengen, që përmes kësaj të mundësohet shkëmbimi i vlerave të përbashkëta evropiane.

Në fund të takimit nxënësit i kërkuan ambasadorit Doli, që t’ia përcjell një letër, Madhërisë së Tij, mbretit të Holandës, Willem-Alexander, si dhe Qeverisë së Holandës, lidhur me liberalizimin e vizave për Kosovën.

Në letër nxënësit kanë prezantuar arsyet, argumentet dhe faktet, se pse qytetarët e Kosovës meritojnë liberalizimin e vizave.

(Kosova Sot Online)