Vdes 37 vjeçarja pasi mjekët refuzuan të heqin fetusin e pajetë

  • E.K /
  • 29 January 2022 - 16:43
Vdes 37 vjeçarja pasi mjekët refuzuan të heqin fetusin e pajetë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Poloni ku për shkak të ligjit kundër abortit, është një grua shtatzënë ka humbur jetën pasi mjekët nuk kanë pranuar që të nxjerrin binjakët e pajetë nga mitra.

Daily Mail bën me dije bëjnë se anëtarët familjes së 37 vjeçares të identifikuar si Anieska, kërkojnë drejtësi nga autoritetet për humbjen e familjares së tyre.

Mësohet se mjekët kanë refuzuar që për 9 ditë me radhë ti hiqnin fetusin e pajetë nga mitra, pasi aborti në Poloni dënohet me ligj.

37 vjeçarja ishte shtatzënë me dy binjakë, por më 23 dhjetor ajo ka ndjerë dhimbje të forta dhe për këtë ka shkuar në spital ku dhe ka mësuar se një nga fetusët ishte pa jetë, por mjekët kanë refuzuar të ndërhyjnë për shkak të ligjit që ka miratuar prej 1 viti Polonia.

Ndërkohë në lidhje me vdekjen e saj spitali nuk ka dhënë asnjë detaj.

(Kosova Sot Online)