Krasniqi: Zahiri, Hakifi e Edmondi që u flijuan në rrugën e çlirimit, janë bërë dritë mbi ditët e bardha të Kosovës

  • E.K /
  • 31 January 2022 - 11:15
Krasniqi: Zahiri, Hakifi e Edmondi që u flijuan në rrugën e çlirimit, janë bërë dritë mbi ditët e bardha të Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka përkujtuar heronjtë Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, në 25 vjetorin e rënies së tyre.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook shprehet se tre heronjtë me zemrën plot dashuri për Atdheun e me ideal për çlirimin e tij në mendje, ranë për t’u lartësuar në përjetësi.

“Ata që i kanë njohur këta trima, thonë se jetonin për ta dhënë jetën për Kosovën. Për lirinë që, megjithëse nuk e pritën të gjallë, në mendje dhe shpirt e ndjenin se ajo do të vinte përmes guximit e sakrificës së tyre. Sot, Zahiri, Hakifi e Edmondi, me mijëra çlirimtarë të tjerë që u flijuan në rrugën e çlirimit, janë bërë dritë mbi ditët e bardha të Kosovës. Lavdi e përjetshme!”, shkruan Krasniqi.

(Kosova Sot Online)