Lufta kundër krimit duhet të ashpërsohet dhe të thellohet!

Lufta kundër krimit duhet të ashpërsohet dhe të thellohet!
Lufta kundër krimit duhet të ashpërsohet dhe të thellohet!

Muhamet Kelmendi

  • 31 January 2022 - 07:44

Shkruan: ANALISTI - Muhamet  Kelmendi

Auditimi i ndërmarrjeve publike është hapi i parë dhe shume i rëndësishëm që të gjendet burimi i krimit dhe të izolohet e të ndalohet. Mos auditimi i ndërmarrjeve publike me vite të tëra, e ndoshta edhe me decenie,  i ka forcuar elementet informal nëpër ato ndërmarrje dhe prandaj rastet e keqpërdorimit janë shumë të mëdha. 

Tash me të drejtë mendohet se me auditim do të zbulohen shumë vepra penale.  Mirë është që auditimi të shtrihet në të gjitha ndërmarrjet publike,qoftë në ato  të komunave, qoftë  edhe të nivelit qendror. Nuk duhet të ketë asnjë përjashtim. Me këtë auditim marrin kahje të duhur apo përfundojnë njëherë e mirë akuzat e kundër akuzat për vjedhje etj. Por me siguri që auditimi vetëm në ndërmarrje publike nuk e ndal krimin. Kemi ndërmarrjet e partneritetit publiko-private dhe thjeshtë private, ku me siguri se krimi dhe abuzimi është i rëndë. Kuptohet që atje nuk mundë të ketë auditim nga Auditori i Përgjithshëm por atje duhet të shkojnë dhe ta bëjnë inspektimin profesional inspektorët qendror dhe ata komunal. Inspektimi kërkohet të bëhet edhe për të punësuarit, për kohën e tyre të punës dhe për vetë çmimet dhe kualitetin e mallrave.

Ka shumë çka që duhet të hetohet, analizohet e të  auditohet dhe i inspektohet në tërësi. Kjo, për faktin se vjedhja është e njëjtë si vepër penale, pavarësisht se ku dhe nga kush bëhet. Megjithatë vjedhjet në ndërmarrjet publike janë më të prekshme për masat, sepse me taksat e tyre janë ndërtuar. Por vjedhje të njëjta kemi edhe në sektorin gjysmë dhe privat. Pse nuk janë bërë auditive në 10 vitet e fundit, kjo çështje lë  mundësinë për interpretime dhe dyshime të mëdha. Kjo i hapë dyshimet e bazuara  për vjedhje  dhe shumë çështje tjera të abuzimit në kuadër të ndërmarrjeve. Vetëm me një përkushtim serioz dhe qëndrueshmëri ndalen dukuritë e tilla kriminale. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".