Momenti kur një nënë hedh vajzën e saj 3 vjeçare në kafazin e ariut

  • E.K /
  • 31 January 2022 - 11:18
Momenti kur një nënë hedh vajzën e saj 3 vjeçare në kafazin e ariut

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur janë një kopsht zoologjik në Uzbekistan ku një nënë ka hedhur vajzën e saj 3 vjeçare në kafazin e një ariu të murrmë. Mediat bëjnë me dije se nëna rrezikon që të dënohet deri në disa vite burg, pasi akuzohet për tentativë vrasje të vajzës së saj.

Ndërkohë mësohet se e mitura është lënduar nga rënia brenda kafazit dhe jo nga kafsha që ndodhej aty dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën nën kujdesin e mjekëve.

Përmes një video të publikuar shihet momenti kur gruaja hedh vajzën e saj të mitur dhe më pas e shikon e pashqetësuar brenda në kafaz me ariun. Nëna që rrezikoi jetën e vajzës së saj është arrestuar dhe prite vendimi i gjykatës për të.

Nga video shikohen dhe reagimi i ariut të murrmë i cili duket se i ka ndjekur me vëmendje lëvizjet e gruas por fatmirësisht ai i është ofruar vogëlushes e ka nuhatur por nuk e ka lënduar atë.

(Kosova Sot Online)