Lexoni edhe:
Situatë e rëndë në sistemin e drejtësisë, gjyqtarët dhe prokurorët që marrin paga të majme shpërfillin orarin e punës
Miratimi i Projektligjit për Financimin e partive politike u konsiderua i nevojshëm për të vendosur kontroll dhe transparencë në partitë politike në Kosovë.
Megjithatë, në tryezën e Grupit për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) u ngritën dilema për nevojën e krijimit të një zyre për financimin e partive politike, paralel me KQZ-në.
Hulumtuesi i lartë në GLPS, Naser Shamolli, tha se në Projektligjin e ri janë të përfshira mënyrat e donacioneve dhe parandalimi i dhënies së të hollave mbi 50 euro kesh tek partitë politike.
Ai tha se para miratimit të Projektligjit duhet qartësuar rolin e zyrës për financimin e partive dhe mos krijimin e një agjencie të re.
Këto pretendime i mohoi drejtori i zyrës ligjore të Zyrës së Kryeministrit, Mentor Borovci, i cili tha se Zyra për Financimin e partive politike nuk krijon etnitet të ri, por vetëm do të jetë në kuadër të KQZ-së dhe me një fuqi autonome.
Përkrahje miratimit të këtij Projektligji i dha edhe shefi i zyrës për sundim të ligjit dhe të drejtat e njeriut të EUSR në Kosovë, Jarmo Helppikangas.
(Kosova Sot Online)