Aksident me vdekje, drejtuesi i mjetit largohet nga vendngjarja

  • E.K /
  • 31 January 2022 - 14:10
Aksident me vdekje, drejtuesi i mjetit largohet nga vendngjarja

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në aksin Elbasan-Ish Kombinati Metalurgjik

Mësohet se si pasojë e aksidentit ka mbetur viktimë  një 80-vjeçarja Lefterie Binjaku. Viktima ishte banore e fshatit Katund i Ri.

E moshuara u përplas nga një autoveturë e cila po lëvizte me shpejtësi. Ndërkohë bëhet me dije se drejtuesi i automjetit  është larguar nga vendi i ngjarjes.

(Kosova Sot Online)