
Lexoni edhe:
Tash është momenti vendimtar për goditjen në kokë të strukturave kriminale të SHIK-ut në sistemin e drejtësisë
Shkruan: ANALISTI - Dardan Grapci
Është për tu vlerësuar që këto zhvillime vijnë pas kërkesës që i është bërë zyrës së Auditorit të Përgjithshëm, auditores Vlora Spanca, e cila ka pak muaj që është zgjedhur në këtë pozitë, me rekomandim të komisionit të posaçëm me pjesëmarrje të ekspertëve britanez, prandaj mundë të presim auditim Professional dhe denoncim para drejtësisë të secilit rast që konstatohet se ka pasur plaçkitje të organizuar, vjedhje klasike me menaxhim kriminal për interesat e grupeve mafioze të nëntokës kriminale.
Mendoj se kërkesa që kanë bërë institucionet kryesore të shtetit, Qeveria, që e kanë autorizuar Zyrën e Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës që gjatë këtij viti ta bëjë auditimin e të gjitha ndërmarrjeve të mëdha publike, të cilat nuk janë audituar fare gjatë dekadës së fundit nga ZAP, është vetëm edhe një hap tjetër pozitiv, për të argumentuar dhe dëshmuar vullnetin që kanë këto institucione për ta parandaluar dhe luftuar kriminalitetin në nivel të ndërmarrjeve publike, aty ku abuzohet me buxhetin e shtetit dhe me taksat e qytetarëve.
Se gjendja është tepër alarmante në shumicën e ndërmarrjeve në pronësi publike, që duhet të auditohen, dhe zhvatësit të zbulohen e nxirren në bankën e zezë me akuza për shpërdorim, e tregon alarmi që është ndezur edhe nga vetë Auditorja e Përgjithshme e Kosovës, Vlora Spanca, ka thënë se sivjet institucioni që ajo udhëheq ka nisur auditimin e disa prej ndërmarrjeve publike, të cilat siç ka thënë, mund të kenë 10 vjet që nuk janë audituar, pra janë këto ndërmarrje për të cilat nuk ka pasur raporte të detajuara të mënyrës së menaxhimit të tyre, përveç raporteve të auditorëve të brendshëm të cilat janë hartuar sipas porosisë së menaxhmentit e të lidhura me grupet e interesit në politikë e në pushtet. Jo rastësisht në fokus të auditimit to të jenë gjigantët e industrisë së Kosovës, të cilët edhe pse janë emra me të cilët duhet të krenohemi, nuk po I japin rezultatet e pritura për zhvillim më të hovshëm dhe avancim.
Është qasje positive deklarimi ZAK-së për ti audituar ato ndërmarrje të mëdha publike ku qarkullimi I tyre vjetor është me qindra miliona, sikur që është apostrofuar edhe rasti I KEK-u ku brenda dy viteve thuhet se janë lidhur mbi 1,000 kontrata në vlerë prej 180 milionë euro, disa prej të cilave Auditori veç ka nisur edhe t’i auditojë. Pra për ta pasur një pasqyre të plotë të mënyrës së funksionimit, zhvillimit dhe të menaxhimit të parasë publike, duhet të zhvillohen auditimet e performances kudo, duke filluar nga Telekomi, KEK-u, KOSTT, Trepca dhe deri te servisi I informimit publik që financohet nga shteti, e që është RTK-ja.
Pra koordinimi në mes të Qeverisë dhe Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm për tu audituar gjigantët kryesor të cilët përbëjnë shtyllën e kurrizit të buxhetit të shtetit, e që nuk janë audituar tash e 10 vite, është një hap serioz që duhet të nxjerr në sipërfaqe qoftë suksesin në menaxhim qoftë edhe përgjegjësin për dështim dhe abuzim me paranë publike që implikon hetim dhe kallëzim penal për të dalë para drejtësisë në gjykim, dhe nëse bëhet fjalë për pasuri të krijuar nga individët e korruptuar, ajo duhet konfiskuar.
Gjithsesi duhet të presim që kjo fushatë e auditimit të ndërmarrjeve kryesore publike, të jetë edhe një shans tjetër i zbulimit të mega skandaleve të abuzimit, sikur që kem i plotë raste në kuadër të ministrive të ndryshme të linjës të cilat po zbulohen pas ardhje së Qeverisë Kurti dhe zyrtarët e tyre po hetohen e po arrestohen njëri pas tjetrit. Është për tu vlerësuar që këto zhvillime vijnë pas kërkesës që i është bërë zyrës së Auditorit të Përgjithshëm, auditores Vlora Spanca, e cila ka pak muaj që është zgjedhur në këtë pozitë, me rekomandim të komisionit të posaçëm me pjesëmarrje të ekspertëve britanez, prandaj mundë të presim auditim Professional dhe denoncim para drejtësisë të secilit rast që konstatohet se ka pasur plaçkitje të organizuar, vjedhje klasike me menaxhim kriminal për interesat e grupeve mafioze të nëntokës kriminale.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".