Lulëzojnë rastet e vjedhjeve të rënda në Kosovë, 8 brenda një dite

  • E. /
  • 01 February 2022 - 12:03
Lulëzojnë rastet e vjedhjeve të rënda në Kosovë, 8 brenda një dite

Policia e Kosovës ka njoftuar për disa raste të vjedhjeve të rënda në 24 orët e fundit në Kosovë.

Sipas policisë brenda një ditë janë raportuar gjashtë raste të vjedhjeve të rënda në qytete të ndryshme të Kosovës.

Gjatë një dite poashtu janë raportuar edhe dy raste të vjedhjes së pyjeve.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

VJEDHJE E RËNDË

Lagjja 29, Fushë Kosovë 31.01.2022 – 09:15. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që kishin depërtuar me forcë në depo dhe kanë vjedhur pajisje të ndryshme me vlerë 3,252 euro. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa pajisjet e vjedhura janë konfiskuar dhe kthyer pronarit.

Fsh. Milloshevë, Obiliq 27.01.2022-10:00. Lidhur me rastin, me 31.01.2022 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar , dhe i njëjti pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Pasjak, Novobërdë 31.01.2022 – 00:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka tentuar të kryer vjedhje në punëtori e viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.   

  Rr. Zanat, Prizren 31.01.2022 – 10:30. Ankuesi mashkull  kosovar ka informuar se perona të pa njohur me forcë kanë depërtuar në pronën e hekurudhës së Kosovës dhe kanë vjedhur një makinë të shkrimit (klasike). Rasti është duke u hetuar.

       Rr. Ekrem Rexha, Prizren 30.01.2022 – 19:40. Ankuesi mashkull  kosovar ka informuar se perona të pa njohur nga i kanë vjedhur 5930 euro para të gatshëm. Rasti është duke u hetuar.

Rr. Ferid Domi, Gjakovë 26.01.2022 – 08:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ditë më parë kishte vjedh materiale elektrike (me vlerë 870 euro) nga depoja e viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

  Prush 31.01.2022 – 09:40. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovare, pasi që në traktorin e tij kishte të ngarkuar 1.3 m3 dru, që dyshohet se janë vjedhur në pyll. Drutë janë sekuestruar dhe dërguar në Agjensionin e Pyjeve, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

 Sheshi Agron Rama, Gjakovë 31.01.2022 – 09:40. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në qerren e tij kishte të ngarkuar 0.5 m3 dru, që dyshohet se janë vjedhur në pyll. Drutë janë sekuestruar dhe dërguar në Agjensionin e Pyjeve, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. 

(Kosova Sot Online)