Transportoi ilegalisht 30 qengja në automjet, arrestohet në Gjilan

  • E.K /
  • 01 February 2022 - 12:11
Transportoi ilegalisht 30 qengja në automjet, arrestohet në Gjilan

Policia njofton se është arrestuar një person pasi në automjet kishte të ngarkuar 30 qengja pa dokumentacion përkatës për transport.

Sipas PK, me vendim të inspektorit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, qengjat janë kthyer në fermë dhe do të mbahen deri në vendimin e ardhshëm.

Me vendim të prokurorit, siç njofton Policia, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur në mëngjesin e ditës së djeshme në fshatin Pasjan të Gjilanit.

(Kosova Sot Online)