6 viktima dhe mbi 2 mijë raste të reja me COVID-19 në Kosovë

  • E.K /
  • 01 February 2022 - 15:28
6 viktima dhe mbi 2 mijë raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar edhe  6 viktima nga COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 2033  raste të reja të infektuara me këtë virus.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

01 Shkurt 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.022 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë

1.781.110 doza të vaksinës.

Deri më sot 805.802 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 81.020 doza përforëcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 10.087 testime, 2.033 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 6 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 3.329 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 172.044.

Në total numri i rasteve aktive është 32.906.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun: https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qBMbani maskat!Respektoni distancën!Mbani higjienën!

(Kosova Sot Online)