Mbi 81 mijë qytetarë të vaksinuar me dozën e tretë dhe përforcuese të vaksinës Anti-COVID në Kosovë

  • E.K /
  • 01 February 2022 - 15:53
Mbi 81 mijë qytetarë të vaksinuar me dozën e tretë dhe përforcuese të vaksinës Anti-COVID në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se 81 mijë e 20 qytetarë janë vaksinuar me dozën e tretë dhe atë përforcuese të vaksinës Anti-COVID në Kosovë.

Sipas MSH’së, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë administruar 4 mijë e 22 vaksina.

Ndërsa, numri i vaksinave të administruar ka shkuar në 1 milion e 781 mijë e 110.

805 mijë e 802 qytetarë janë vaksinuar me dy doza të vaksinës.

“Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.022 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.781.110 doza të vaksinës. Deri më sot 805.802 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 81.020 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19”, është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

(Kosova Sot Online)