MSh: Janë dhënë më shumë se 1.7 milion doza të vaksinës kundër COVID-19

  • E.K /
  • 02 February 2022 - 10:24
MSh: Janë dhënë më shumë se 1.7 milion doza të vaksinës kundër COVID-19

Më shumë se 1.7 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19 janë dhënë që nga fillimi i vaksinimit kundër COVID-19 në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë teksa ka treguar për këtë ka thënë edhe se vaksinimi mbetet mënyra më praktike dhe më efektive për t’u ballafaquar edhe më tej me pandeminë.

“Më shumë se 1.7 milion doza të vaksinës kundër COVID-19 janë dhënë që nga fillimi i vaksinimit kundër COVID-19 në Kosovë. Vaksinimi mbetet mënyra më praktike dhe më efektive për t’u ballafaquar edhe më tej me pandeminë. Vaksinimi kundër COVID-19 mund të ulë rrezikun nga infektimi dhe përhapja e virusit që e shkakton COVID-19. Vaksinat, gjithashtu, ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të rënda dhe vdekjes. Gjej sa më parë qendrën tuaj të vaksinimit dhe VAKSINOHU!”, thuhet në një njoftim të MSh-së.

(Kosova Sot Online)