Një femër rrah një tjetër në një kafeteri në Fushë Kosovë

  • E.K /
  • 02 February 2022 - 10:53
Një femër rrah një tjetër në një kafeteri në Fushë Kosovë

Rastet e rrahjes po vazhdojnë në vende të ndryshme të Kosovës, për arsye të shumta.

Një rrahje e tillë ka ndodhur edhe gjatë ditës së djeshme në Fushë Kosovë, rreth orës 19:45.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare si dhe ka dëmtuar (demoluar) kafiterinë e ankuesit mashkull kosovar”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Po ashtu, me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)