Lajcak këshilla lidershipit të Kosovës: S’ka asnjë arsye për tu frikësuar nga procesi me Serbinë

  • E.K /
  • 02 February 2022 - 11:16
Lajcak këshilla lidershipit të Kosovës: S’ka asnjë arsye për tu frikësuar nga procesi me Serbinë

Emisari Special i BE-së, Miroslav Lajcak, ka thënë se Kosova s’ka pse të frikësohet nga dialogu me Serbinë sepse s’do të imponohet asgjë në këtë proces.

Ai në konferencën për media sot tha se çdo vendim që merret do të bazohet në standardet dhe vlerat evropiane.

“Këshilla ime: Mos kini frikë nga diçka që nuk ekziston dhe askush nuk do t’ua imponojë. Jini të sigurt në vetvete, të vetëdijshëm për faktin se ju jeni bashkudhëheqës në këtë proces dhe jeni partnerë të barabartë. Nuk ka absolutisht asnjë arsye për t’u frikësuar nga procesi që po zhvilloni me Serbinë dhe ne jemi këtu për të siguruar se çdo vendim që do të merret, do të bazohet në standardet dhe vlerat e normave evropiane”, tha Lajçak.

(Kosova Sot Online)