Rrahje brutale me grushte, shqelma e karrige kokës në një lokal

  • E.K /
  • 02 February 2022 - 12:37
Rrahje brutale me grushte, shqelma e karrige kokës në një lokal

Një grup të rinjsh në Novi Pazar të Serbisë janë rrahur brutalisht brenda një lokali, e pamjet e kamerës së sigurisë kanë incizuar gjithçka dhe në masë të madhe janë shpërndarë në rrjetet sociale.

Në videon që zgjat rreth tre minuta, nuk dihet qartë motivi që çoi në rrahjen mes dy grupeve, që ishin ulur në tavolina të ndryshme në lokal.

Siç mund të shihet në videon e publikuar më poshtë, tre të rinj i afrohen grupit tjetër ku filloi rrahja masive, ku nuk kursyen asgjë duke filluar nga karriget, gotat e shishet.

(Kosova Sot Online)