Organet e shtetit po rrezikohen seriozisht nga ish-shërbëtorët e regjimit serbo-jugosllav!

Organet e shtetit po rrezikohen seriozisht nga ish-shërbëtorët e regjimit serbo-jugosllav!
Organet e shtetit po rrezikohen seriozisht nga ish-shërbëtorët e regjimit serbo-jugosllav!

Muhamet Kelmendi

  • 02 February 2022 - 07:58

Shkruan:  ANALISTI - Muhamet Kelmendi

 Spastrimi është punë e madhe. Lypset angazhim dhe hetim intensiv. Por, këtu ka fakte. Dihen shërbëtorët dhe pasardhësit e tyre. Ata janë të njohur edhe në organe nga  udhëheqësit e pushtetit që vijnë nga ish regjimi. Nëpër shumë organe ka shërbëtor. Është detyrë e pa diskutueshme kjo që  të fillon të bëhet një spastrim urgjent. Ligji mbi Lustracionin është baza me  e fuqishme spastrimit të pushtetit në Kosovë nga elementët e krimit të lidhur me spiunazhin e ish regjimit serb.

 Kosova ka dalë si shtet i ri, e shkatërruar nga lufta dhe me shumë probleme ekonomike, politike dhe të karakterit shtetëror. Pas luftës u vendos UNMIK-u në Kosovë dhe kishte ndikimin kyç në krimin e bazamentit për institucionet e reja të vetëqeverisjes deri në  formësim të shtetit. Organet që u ndërtuan nga UNIMIK ishin organe të mbuluara me njerëz që vinin nga ish pushteti i  Serbojugosllavisë. Në polici u vendosën njerëz të ish regjimit. U vendosen të tillë që edhe në vitin 1999 ishin në shërbim të Serbisë. Edhe në gjykata dhe në administratë u vendosen njerëz të ish regjimit. Po kështu u vendosen shërbëtor edhe në Prokuroritë e Kosovës, deri edhe në subjektet dhe në agjencitë e ndryshme.

Kjo gjendje vazhdoj edhe më vonë me EULEX-in. Shërbëtorët e ish regjimit dolën shërbëtor të mirë edhe të pushteteve të ndryshme në Kosovë. Pavarësisht se kush erdhi në pushtet, PDK a LDK, AAK a tash VV, shërbëtorët e maskuar u futën edhe në këto parti dhe po u shërbejnë shumë mire. Sidomos policia, gjyqësori e Prokuroria, administrata etj., u mbushen me element të ish regjimit apo të familjeve të shërbëtorëve të ish regjimit serb. Këta janë shumë lehtë të shantazhuar. Me fakte, nëse vetë apo babi, axha a ndokush tjetër ka bërë krime apo ka dhënë informacione  e punuar për pushtuesin serbomadhe, mjafton që edhe tash, të shantazhohen pasardhësit dhe të japin informata të ndryshme për armikun. Informatat që ata i ndjellin dhe ja japin shërbimit serb janë nga më të ndryshmet, si të  policisë, gjykatave, prokurorisë e të pushtetit politik në Kosovë.

Gjithashtu, është edhe "Lista Srpska", e organizuar nga Qeveria e Beogradit, që gjendet kudo në organet e shtetit. Ata punojnë në Kuvend, në administratë e në Qeveri, nëpër gjykata e në policinë e Kosovës. Kjo gjendje është në Kosovë. Në këtë situatë Serbia ka mjaftë punëtor ( informator) nëpër organet e Kosovës. Këtë gjendje është e domosdoshme për ta pastruar e shëruar. Hetimet për rrjedhje të informacionit duhet kërkuar në polici, në SHIK, në qeveri dhe në administratë. Ku duhet kërkuar informatorët. Dhe, këtë e dinë Ministri i Punëve të Brendshme. Ai e dinë ta zëmë fare mire se kush ishte në tryezë dhe kush ishte i implikuar në  planin e përgatitur lidhur me  gjendjen në veri, kur erdhi deri te intervenimi i policisë.

Nga MPB doli informata. Kështu po deklaron kjo ministri. Dhe, këtu duhet kërkuar shërbëtorët dhe informatorët prej nga doli informata. Thash se ka mjaftë të tillë. Organet e pushtetit në Kosovë nuk janë spastruar ende . Nëpër to ka shumë njerëz që vijnë nga ish regjimi. Spastrimi është punë e madhe. Lypset angazhim dhe hetim intensiv. Por, këtu ka fakte. Dihen shërbëtorët dhe pasardhësit e tyre. Ata janë të njohur edhe në organe nga udhëheqësit e pushtetit që vijnë nga ish regjimi. Nëpër shumë organe ka shërbëtor.  Është detyrë e pa diskutueshme kjo që  të fillon të bëhet një spastrim urgjent. Ligji mbi Lustracionin është baza me e fuqishme spastrimit të pushtetit në Kosovë nga elementët e krimit të lidhur me spiunazhin e ish regjimit serb.

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".