Bekim Haxhiu kërkon shfuqizimin e masave kundër Covid-19

  • E.K /
  • 03 February 2022 - 11:13
Bekim Haxhiu kërkon shfuqizimin e masave kundër Covid-19

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu është duke kërkuar nga Qeveria e Kosovës që t’i shfuqizojë masat kufizuese ndaj virusit Covid-19.

Kjo pasi sipas Haxhiut këto masa kanë qenë joefektive.

“Qeveria duhet ta shfuqizojë vendimin për masat kufizuese për COVID-19, dhe ta liroj vendin nga masat joefektive. Çfarë masa janë këto, kur personat e diagnostifikuar me covid, e të karantinuar në Austri vijnë për pushime në Kosovë?! Për çka ka vendos Qeveria kufizime kur të infektuarit nga shtetet tjera pa asnjë problem hyjnë në Kosovë, e në anën tjetër masat i respektojnë vetëm në kufirin me Shqipërinë”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Tutje, ai ka thënë ka kritikuar Qeverinë për paaftësi të menaxhimit të pandemisë.

“Qeveria është treguar e paaftë në menaxhim të pandemisë dhe zbatim të masave që i ka vendos.Masat kufizuese të Qeverisë po përdoren vetëm për ndëshkim të qytetarëve e bizneseve për mbushje të Buxhetit të Shtetit. Masat kufizuese të Qeverisë po përdoren vetëm për ndëshkim të qytetarëve e bizneseve për mbushje të Buxhetit të Shtetit. Vendet si Anglia, Franca, Danimarka, Norvegjia etj., tani i kanë hequr masat kufizuese, sepse hospitalizimi dhe vdekshmëria nga Omicron është më e ulët se e gripit sezonal. Qeveria duhet të merr vendim të largoj masat kufizuese e të hapet vendi, pasi më nuk kanë asnjë kuptim masat në situatën aktuale”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)