Detaje për aksionin e Prokurorisë dhe Doganës, ky është dëmi i shkaktuar

  • E.K /
  • 03 February 2022 - 11:54
Detaje për aksionin e Prokurorisë dhe Doganës, ky është dëmi i shkaktuar

Prokuroria Themelore në Prizren, njofton se pas një pune hetimore, me urdhër të saj dhe në koordinim të plotë me Doganën e Kosovës duke aplikuar masat e fshehta të hetimit dhe vëzhgimit, ka ndaluar tre persona S.E., Y.E., dhe R.E., nën dyshimin për kryerje të veprave penale: “Kontrabandimi i mallrave dhe “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore”.

“Të njëjtit, dyshohen se prej datës së pavërtetuar dhe tani në vazhdimësi, duke vepruar në bashkëkryerje, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete, shmangin kontrollet doganore dhe kryejnë bartjen e mallrave dhe atë të telefonave mobil të markave të ndryshme të llojeve të fundit, të cilët telefona mobil i kanë futur në mënyrë ilegale në Kosovë të pa deklaruara në Doganën e Kosovës, e të cilët me pas i fshehin në lokacione të ndryshme në Prizren, e pastaj këto sende të përfituara në mënyrë ilegale dhe duke shmangur kontrollet doganore iu shesin tregtarëve të ndryshëm në qytetet e Kosovës si në Pejë, Deçan, Ferizaj, Kaçanik, si rrjedhojë e kësaj i shkaktojnë dëme të konsiderueshme materiale buxhetit të Republikës së Kosovës, në shumën prej 72,179.26 euro, derisa shmangiet nga detyrimet doganore janë 21,509.41 Euro”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Me aktvendim të prokurorit, të pandehurit janë ndaluar për 48 orë dhe brenda afatit ligjor do të paraqitet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të njëjtëve.

(Kosova Sot Online)