Ia ndryshoi kilometrat e veturës, shoqërohet në stacionin policor

  • E.K /
  • 03 February 2022 - 12:44
Ia ndryshoi kilometrat e veturës, shoqërohet në stacionin policor

Një burrë nga Ferizaj është shoqëruar në stacionin policor pasi i njëjti dyshohet se më 14 mars të vitit 2021 ka ndryshuar kilometrat e veturës së tij.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës i njëjti është zënë dje nga Policia.

Tutje është treguar se i dyshuari është intervistuar dhe se pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt

(Kosova Sot Online)