Ky ushtar ukrainas bëhet hit në internet, vallëzon në një terren me borë

  • E.K /
  • 04 February 2022 - 10:02
Ky ushtar ukrainas bëhet hit në internet, vallëzon në një terren me borë

Kërcënimi për një pushtim të mundshëm nga ana e Rusisë, nuk e ka penguar ushtarin ukrainas që të shfaq aftësitë e tij në vallëzim.

Pavarësisht dimrit të ashpër dhe situatës së tensionuar midis Kievit dhe Moskës, ky ushtar ukrainas nuk dukej edhe aq i brengosur.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale që është bërë virale, shihet duke vallëzuar në një terren të mbuluar në borë dhe vazhdimisht në duar mbante kallashnikovin.

I veshur me rroba të kamufluar, ai vallëzon në stilin e John Travoltas me hitin e madh të Whitney Houston – Queen of the Night.

Deri më tani nuk dihet se ku është realizuar videoja e ushtarit, por në terrenin me borë shihen gjurmët e mjeteve motorike dhe pjesërisht një mjet ushtarak.

(Kosova Sot Online)