Hajduti më 'fisnik', ha pi, lahet edhe në fund i lë 'bakshish' shtëpisë

  • E.K /
  • 04 February 2022 - 10:06
Hajduti më 'fisnik', ha pi, lahet edhe në fund i lë 'bakshish' shtëpisë

Ky po që është një hajdut ‘fisnik’!

Rasti i tij i ka habitur të gjithë në Santa Fe të Meksikës.

Hajduti ka hyrë me armë në një shtëpi.

Policia e Albuquerque informon se, pronarët e shtëpisë e gjetën hajdutin me një armë AR-15, por ata nuk u kërcënuan dhe nuk u grabitën prej tij.

Ata treguan se i riu kishte fjetur, ishte larë, kishte darkuar dhe madje kishte pirë disa birra.

Në fund la 200 dollarë si rimbursim për thyerjen e një xhami. 

Sipas të zotëve të shtëpisë, hajduti dukej tepër i turpëruar dhe i vinte keq. 

Ai është shpallur në kërkim, por policia nuk e ka kapur ende.

(Kosova Sot Online)