Gjendja e pacientëve me Covid-19 në QKUK dhe spitale

  • E.K /
  • 04 February 2022 - 10:24
Gjendja e pacientëve me Covid-19 në QKUK dhe spitale

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK) trajtim mjekësor po marrin 232 pacientë, 219 janë të konfirmuar me Covid-19, 9 negativë dhe 4 të tjerë të pakonfirmuar.

Sipas raportit të ShSKUK-së, 152 pacientë janë me oksigjeno-terapi, në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë 16 pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme”

Klinika Infektive, 77 pacientë

Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 16 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 10 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 12 pacientë

Spitali i Prizrenit, 20 pacientë

Spitali i Pejës, 25 pacientë

Spitali i Gjakovës, 24 pacientë

Spitalit Mitrovicës, 16 pacientë

Spitali i Ferizajt, 8 pacientë

Spitali i Gjilanit, 23 pacientë.

Në 24-orët e kaluara u regjistruan edhe pesë vdekje dhe 2.110 raste të reja me COVID-19.

(Kosova Sot Online)