Sot protesta në Prishtinë e Vushtrri në përkrahje të profesorit tashmë të famshëm

  • E.K /
  • 05 February 2022 - 09:48
Sot protesta në Prishtinë e Vushtrri në përkrahje të profesorit tashmë të famshëm

Sot në sheshin “Zahir Pajazit” në Prishtinë në orën 12:00 do të mbahet një protestë.

Protesta do të jetë në përkrahje të profesorit Lulzim Paci, i cili u bë i njohur me vallëzimet në “Tik tok” dhe pas kritikave që ia bëri deputetja e VV-së nga Vushtrria, Fjolla Ujkani.

Protesta do të jetë nën moton “Vallëzojmë kundër bullizmit”.

Organizim do të ketë edhe në Vushtrri, ku do të mbahet protestë me moton “Vallëzojmë kundër bullizmit” në mbështetje të profesorit vushtrrias (Sheshi i qytetit në Vushtrri, ora 14:00).

(Kosova Sot Online)