Daut Haradinaj reagon pas suspendimit të policit Amir Hoxha

  • E.K /
  • 05 February 2022 - 12:36
Daut Haradinaj reagon pas suspendimit të policit Amir Hoxha

Anëtari i AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar pas suspendimit të policit Amir Hoxha i cili kritikoi hapur mospagesën e shujtave për policët.

Haradinaj ka ftuar organet kompetente për kthim të policit Hoxha në vendin e tij të punës.

“Veprim i nxituar suspendimi i Amir Hoxhës, i cili edhe me ligj ka për detyrë hetimin e shpërdorimit të të mirave publike.Ftoj organet kompetente për rishikim të vendimit dhe rikthimin e Amirit në vendin e punës! Përkundrazi, ai duhet të njihet si Hero pasi që para pak ditësh arriti ta shpëtojë jetën e një qytetari”, ka shkruar Haradinaj.

(Kosova Sot Online)