Mbi 30 mijë raste aktive me Covid-19 në Kosovë

  • E.K /
  • 05 February 2022 - 16:33
Mbi 30 mijë raste aktive me Covid-19 në Kosovë

Sipas të dhënave të fundit nga Ministria e Shëndetësisë në Kosovë aktualisht janë mbi 30 mijë raste aktive me Covid-19.

Vetëm në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 1.721 raste të reja me Covid-19.

Poashtu brenda një dite janë regjistruar edhe katër raste të vdekjeve.

“Nga 8.205 testime, 1.721 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 raste të vdekjes.  Sot janë shëruar 2.704 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 183.111. Në total numri i rasteve aktive është 30.097”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Njoftimi i plotë:

05 Shkurt 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.407 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.791.536 doza të vaksinës.

Deri më sot 807.900 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 87.965 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 8.205 testime, 1.721 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 2.704 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 183.111.

Në total numri i rasteve aktive është 30.097.

(Kosova Sot Online)