Gjendet i vdekur një burrë në Pejë, policia nis hetimet

  • E.K /
  • 07 February 2022 - 09:24
Gjendet i vdekur një burrë në Pejë, policia nis hetimet

Policia ka bërë të ditur se mëngjesin e së dielës, një burrë është gjetur i vdekur në Pejë.

Vdekja e viktimës është konstatuar nga mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti është hapur si “Vdekje e dyshimtë”.

“Vdekje e dyshimtë-Prishtinë 06.02.2022 – 06:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar kishte ndërruar jetë në shtëpinë e dëshmitarit mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe ekipi mjekësor ku  është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

(Kosova Sot Online)