Mbi 200 pacientë me COVID në QKUK dhe spitale, 17 në Mjekim Intensiv

  • E.K /
  • 07 February 2022 - 10:15
Mbi 200 pacientë me COVID në QKUK dhe spitale, 17 në Mjekim Intensiv

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se sot në klinikat Covid-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, në trajtim mjekësor janë 229 pacientë nga Covid-19.

Sipas SHSKUK’së, 156 pacientë janë me oksigjeno-terapi, në Mjekim Intensiv janë 20 pacientë

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 78 pacientë

Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 17 pacientë

Klinika e Pediatrisë,10 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë,13 pacientë

Spitali i Prizrenit, 19 pacientë

Spitali i Gjilanit, 21 pacientë

Spitali i Pejës, 19 pacientë

Spitali i Gjakovës, 28 pacientë

Spitalit Mitrovicës, 12 pacientë

Spitali i Ferizajt, 11 pacientë

(Kosova Sot Online)