Burri nga Podujeva shkon te shtëpia e vet e pabanuar, dikush i hedh sprej në fytyrë

  • E.K /
  • 07 February 2022 - 10:51
Burri nga Podujeva shkon te shtëpia e vet e pabanuar, dikush i hedh sprej në fytyrë

Një person nga Podujeva ka raportuar në polici se kur ka shkuar në shtëpinë e tij të pabanuar një person i panjohur i ka hedhur sprej në fytyrë dhe e ka sulmuar fizikisht.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Policia ka deklaruar se ende nuk dihet nëse viktimës i është vjedhur diçka në shtëpi apo jo.

“Podujevë 06.02.2022-20:23.  Viktima mashkull kosovar ka raportuar se, derisa ka shkuar në shtëpinë tij të pabanuar , një person i panjohur duke i hedhur sprej në fytyrë e ka sulmuar fizikisht dhe është larguar në drejtim të panjohur. Nuk dihet nëse i është vjedhur diçka, rasti në procedurë hetimore”, ka bërë të ditur policia.

(Kosova Sot Online)