Qe dy dekada hajnia e instaluar, tash po e zbulon me letra fytyrën e vetë të vërtetë

Qe dy dekada hajnia e instaluar, tash po e zbulon me letra fytyrën e vetë të vërtetë

Hajrullah Tërnava

  • 07 February 2022 - 07:45

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava

Përveç pagës bazë prej 1500 euro, deputetët marrin shtesa e kompensime të ndryshme që e dyfishojnë pagën e tyre deri në 3000 euro varësisht nga funksioni në kuvend. Vetëm për udhëtime kompensimet e deputetëve shkojnë deri në 870 euro, edhe që ky çmim ishte për deputetin nga Prizreni, që kishte edhe të tjerë nga Prizreni por jo me çmime të njëjta e që kishte edhe dallime jo të vogla por më të ulte se ky çmimi, por nga këtu krijohen dyshimet në papastërtinë e deputetëve që sa vijnë shtohen ato dyshime.

Rrethanat në të cilat po jetojmë, me këta pushtetar që ishin në qeverisje me vite të tëra,  që nga çlirimi e deri më tani, po del që ata e paskan zhvat këtë shtet pamëshirshëm, derisa  thirreshin në pastërtinë e tyre,  që me këtë thirrje mashtronin  ne fushatat gjedhre kur na premtonin që do i luftojnë të gjitha të këqijat në këtë vend. Këta mashtruan vazhdimisht sepse posa i fitonin votat, më tej as që donin me fole dhe me u shoqërua me qytetar të thjesht apo intelektual që kishin krye punë të tëra për ata, por qëllimi i tyre ishte vrapi për të filluar për tu pasuruar. Dhe tani kur ndalemi e shikojmë nga larg e vërejmë  pasurit e tyre dhe  standardin e jetës së tyre.

Edhe skandali i fundit me zbulimin e dëshmive për paga të majme të deputetëve, dhe kompensime marramendëse  për shpenzimet e udhëtimit, për mëditje të tjera të pjesëmarrjen në agjendat parlamentare, po na tregon se këto privilegje të instaluara nga mandatet e kaluara kanë pasur për qëllim vetëm përfitimin personal material. Janë bërë të pasur të gjith ata ish pushtetar e qeveritar që dallohen në secilën segment që i vëzhgon,  si ne veshjet, në ushqime, blerje të vilave në vendet bregdetare të shteteve tjera, vetura luksoze, dhe krejt këtë e bënin ata më të dëgjueshmit e partive që i fitonin votat pranë të fortëve, që iu ndihmonin gjithnjë atyre sepse i kishin argat. Koha po e dëshmon së fundi, edhe  me zbulimin e  vendimit të Kuvendit të Kosovës për lloj mëditjesh dhe ekstra kompensime për deputetët, që përveç pagës së rregullt të përfitojnë dhe ekstra shpërblime e kompensime për secilin veprim veç e veç në kuadër të Kuvendit dhe trupave të tij, si deputet në seancë, si pjesëmarrës në komision të Kuvendit, në seancë plenare, si kryetar komisioni, si nënkryetar, si drejtues i ndonjë grupi punues e çka jo tjetër, të gjitha këto “pozita ju shpërblehen ekstra përveç pagës bazë .

Se këtë sistem e kanë instaluar qeveritarët e kriminalizuar,  me logjikë zhvatëse të shtetit, e dëshmon vendim që është marr jo nga kjo legjislaturë por nga ato të mandateve të kaluara, dhe tregon qartë se kjo kastë politike që e ka kapur shtetin duke qeverisur që nga viti 1999, e deri më sot, nuk ka menduar asnjëherë për të mirën e këtij vendi por vetëm për ta zhvatur dhe përfituar materialisht, në mënyra grupore e individualisht, kriminale, prandaj për këto dy dekada, nuk i sollën asgjë të mirë këtij vendi, vetëm të këqija, zhvatje mashtrim, plaçkitje e uzurpim e pengim të zhvillimit e të bërit biznes nëse ato biznese nuk ishin të lidhura me krimin e organizuar dhe nuk pranonin të bëhen ortak me rrjetet kriminale e për tu nënshtruar.

Përveç pagës bazë prej 1500 euro, deputetët marrin shtesa e kompensime të ndryshme që e dyfishojnë pagën e tyre deri në 3000 euro varësisht nga funksioni në kuvend. Vetëm për udhëtime kompensimet e deputetëve shkojnë deri në 870 euro, edhe që ky çmim ishte për deputetin nga Prizreni, që kishte edhe të tjerë nga Prizreni por jo me çmime të njëjta e që kishte edhe dallime jo të vogla por më të ulte se ky çmimi, por nga këtu krijohen dyshimet në papastërtinë e deputetëve që sa vijnë shtohen ato dyshime. Gjithsesi se publikimi i këtyre shpenzimeve marramendëse për deputetët,  në emër të kompensimit për shpenzime të rrugës, për mëditje të pjesëmarrjes në seanca dhe shpenzime të shujtës ushqimore, është edhe një tjetër zbulim i lidhjes së kastës politike që ishte në pushtet me shërbimet e huaja në dëm të interesit të shtetit, sikur që e kanë përmendur disa herë njohësit e fushës së sigurisë, duke ngre alarmin se akoma në institucionet e shtetit të Kosovës janë njerëz të tërë që janë të lidhur me UDB-në,  të infiltruar në politikë dhe në institucione, që bashkëveprojnë dhe pengojnë zhvillimin e mirëfilltë të shtetit, përfitojnë në mënyrë kriminale me abuzim të detyrës zyrtare dhe të buxhetit.

Gjithsesi që janë pikërisht këta që janë mësuar me kohë ti zhvatin fondet e luftës, Fondin 3% dhe Vendlindja Thërret, që e vazhduan qeverisjen kriminale të pas luftës posa erdhën në pushtet, dhe këta janë ata që e shpjegova më lartë që përzgjidhen në Parlamentin e Kosovës si të dëgjuar të tyre dhe që iu ndihmuan tërë kohën në përmasa të pakontrolluara të pasurohen. Dhe tani janë pikërisht këta që u zbuluan e u dëshmuan kudo, duke filluar me bllokimin e zhvillimit nga niveli lokal e deri në kupolën e nivelit qendror, shembull është Prishtina dhe qytete tjera të mëdha të Kosovës, të deformuara e të degraduara në emër të liberalizimit të ndërtimit, por vetëm për ata që ishin bërë dorë e zgjatur dhe shërbëtor të krimit. Tani është koha e spastrimit te shtetit te Kosovës që edhe nëse do ishte i qëllimshëm shpërthimi publik i kësaj afere, pikërisht kur po qeveriset vendi nga një subjekt politik i pa sprovuar dhe deri më tash i pa korruptuar, me qëllim të përpjekjes për njollosje nga nëntoka e krimit të organizuar e cila ka kapur të gjitha shtyllat e shtetit, policinë, prokurorinë, gjykatat dhe AKI-në prandaj frikësohen nga fshesa zbulimit, ndëshkimit dhe pastrimit.

Faktet që po zbulohen dita ditës për nivelin e kapjes së shtetit, tregojnë  se është nevoja e zgjimit dhe vetëdijesimit të shumicës në pushtet në Qeveri dhe në Kuvend, për të iniciuar përgjegjësi dhe shkarkuar me automatizëm të gjithë njerëzit e emëruar në pozita që i kanë shërbyer nëntokës kriminale dhe krimit të organizuar, sepse ky popull nuk mundë të pret gjë të mirë me një kastë politike të inkriminuar, me njerëz të instaluar në pushtet në të kaluarën nga ata që ishin të lidhur me shërbimet e huaja dhe krimin e organizuar. Janë  po ata „shefat“  të cilët që nga fillimi ishin të lidhur me krimin që ishte zhvilluar para dhe gjatë luftës nga ato fonde të popullatës në mërgim që bënë  çmos, e  ndanin edhe kafshatën e gojës për ti ndihmuar  popullit e Kosovës  për ta mbijetuar e fituar luftën.

Tani edhe mbas shume viteve po zbulohen marifetet e atyre që në mënyra kriminale e udhëhoqën këtë shtet deri më tani, prandaj nga këta udhëheqës të tillë kemi mbetur shteti më i izoluar në botë, dhe tani dita ditës do t’iu dalin të gjitha të flliqtat në shesh, e sidomos po ju dalin në shesh krimet që i kanë zhvatur ato dy fonde si Vendlindja Thërret dhe 3%, dhe tani populli mbasi e ka kuptuar realitetin e atyre kohërave,  nuk po hezitonin edhe kur po i shohin në rrugë që ti thërrasin hajna, hajna, edhe pse dikur i respektonin si çlirimtar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".