Nuk kishte nuhatje që nga fëmijëria, 25 vjeçares i rikthehet pas kalimit të Covid

  • E.K /
  • 07 February 2022 - 11:14
Nuk kishte nuhatje që nga fëmijëria, 25 vjeçares i rikthehet pas kalimit të Covid

Nancy Simpson  i kishte humbur nuhatja që kur ishte fëmijë. 25-vjeçarja, nga Londra, u rrit pa shqisën e nuhatjes por mbeti e habitur kur pas rikuperimit nga Covid, ajo rifitoi nuhatjen.

Ajo tha për The Sun: “Kam qëndruar në shtëpi gjatë Krishtlindjeve, duke u izoluar në dhomën time dhe një ditë kuptova se isha në gjendje të nuhasja gjithçka.

“Gjërat që më pëlqejnë t’i ndjej aromën më shumë janë frutat, qirinjtë dhe përdorimi i erëzave në gatime të ndryshme, tha ajo.

Jane Parker, një eksperte e shijeve dhe nuhajtjes tha se infeksionet virale mund të dëmtojnë qelizat nervore në hundë, gjë që i ndalon ata të dërgojnë sinjalet e duhura në tru.

Shumicës së personave iu rikthehet nuhatja por disa prej tyre vuajnë nga këto ndryshime për periudha të gjata.

(Kosova Sot Online)