Pamje nga shembja spektakolare e urës me 120 kg eksplozivë në Gjermani

  • E.K /
  • 07 February 2022 - 11:18
Pamje nga shembja spektakolare e urës me 120 kg eksplozivë në Gjermani

Pamje spektakolare janë publikuar në mediet gjermane, pas një shembjeje  spektakolare të një ure me shpërthim të kontrolluar.

U deshën vetëm pak sekonda që ura të prishej në mënyrë të sigurt nga eksplozivi i vendosur në kolonat e saj.  Mësohet se për shembjen e urës  janë  përdorur gjithsej 120 kilogramë eksplozivë.

Mësohet se ura është ndërtuar 50 vjet më parë. Ishte 70 metra e lartë dhe ndodhej në Rhein-Westfalisë së Veriut.

(Kosova Sot Online)