Rreth 89 mijë qytetarë janë vaksinuar me dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19

  • E.K /
  • 08 February 2022 - 11:00
Rreth 89 mijë qytetarë janë vaksinuar me dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19

Nga fillimi i procesit të vaksinimit në Kosovë janë dhënë 1.793.236 doza të vaksinës antiCOVID-19.

Nga Ministria e Shëndetësisë është bërë e ditur që 808 mijë e 328 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë anti-COVID.

Muaj më parë ka filluar edhe vaksinimi me dozën e tretë në Kosovë, e ku deri më tani janë dhënë 88 mijë e 988 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Ndërkohë që në raportin e fundit MSh-ja njoftoi për tetë vdekje dhe 754 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Në Kosovë aktualisht janë 23 mijë e 823 raste aktive me COVID-19.

(Kosova Sot Online)