Lexoni edhe:
Të zbulohen krejt shpenzimet e deputetëve për karburante në 10 vitet e fundit
Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi
Ka kohë që në Kosovë ka rënë kambana për dështimet në pushtet që vijnë kryesisht nga mos shqyrtimi adekuate i të kaluarës së të punësuarve. Është thënë dhe tash dihet se në pushtet, në çdo fushë, kemi njerëz të punësuar me të kaluar jo adekuate për detyrën që e kryejnë.
Disa raste dolën tipike të kësaj gjendjeje të rëndë. E para, si dhe shumë e rrezikshme, ishte rrjedhja e informacionit nga Kosova deri te shteti serb për veprime të Policisë së Kosovës gjatë bllokimit të rrugës në Jarinjë dhe në Bërnjak. Së dyti, është dështimi i vazhdueshëm i kapjes së kriminelëve në veri të vendit, të cilët po e terrorizojnë Republikën vazhdimisht. Së treti, është ikja e Milan Radojçicit nga dora e policisë në momentin e procesit të identifikimit të tij. Së katërti, janë dështimet e vazhdueshme në zbatim të ligjit nga organet e pushteti në Kosovë.
Të zbulohen krejt shpenzimet e deputetëve për karburante në 10 vitet e funditLexoni edhe:
Faktet e tilla tregojnë se në pushtet janë të punësuar njerëz pa analizën e tyre në të kaluarën apo u punësuan me vetëdije nga pushteti që u vendos në Kosovë me Rezolutën 1244 të KS të OKB-së. UNMIK dhe EULEX punësuan njerëz me të kaluar të dyshimtë. Madje për këto dy organe të pëlqyer ishin ish punëtorët e regjimit, njerëzit që kishin punuar me vite e me decenie në sistemin serbo-jugosllav.
U mbushën kështu vendet në polici, në sistemin e luftimit të krimit, në prokurori e në gjykata, në administrate, me njerëz pa të kaluar dhe shumë të pa përshtatshëm për Republikën e re të Kosovës. Këto veprime dhe këto lëshime të rënda, e që sistemit juridik dhe legjislative në Kosovë, po i kushtojnë shumë, kërkohet të zgjidhen. Mjeti i vetëm për spastrim e sistemit është Ligji mbi lustracionin. Me këtë ligj krijohet gjendja që tërë organet e pushtetit të spastrohen dhe të fillon sistemi të merr frymë. Ky është mjeti juridik i mundshëm dhe i domosdoshëm.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".