Opozita lëshon seancën pasi s’u fut si pikë e rendit të ditës debati për shtrenjtimin e rrymës

  • E.K /
  • 08 February 2022 - 12:59
Opozita lëshon seancën pasi s’u fut si pikë e rendit të ditës debati për shtrenjtimin e rrymës

Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës e kanë lëshua sallën e Kuvendit të Kosovës pasi s’pati kuorum për ta futur në rend dite si mocion urgjent procedural për debat parlamentar, shtrenjtimin e çmimit të energjisë elektrike.

Sipas propozimit të opozitës, kjo çështje do të vendoset si pikë e parë dhe pastaj të dilej me rezolutë të përbashkët për revokimin e vendimit të ZRRE-së.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca njoftoi se s’ka pasur kuorum për votimin e këtij mocioni.

“36 deputetë kanë votuar vetëm”, ka thënë Konjufca.

Ndërkohë, Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) ka miratuar sot vendosjen e bllokut tarifor në 800 kilovat për konsumatorët e energjisë elektrike në Kosovë. ZRrE ndryshoi vendimin pasi me rekomandimin paraprak ata kërkonin që çmimi i energjisë elektrike të rritet për konsumatorët që shpenzojnë mbi 600 kilovat.  Propozimi ka ardhur në mbledhje nga departamenti i tarifave dhe është miratuar në mënyrë unanime.

(Kosova Sot Online)