Pozita kundër, dështon votimi i raportit Financiar të Kosovës për vitin 2020

  • E.K /
  • 08 February 2022 - 13:07
Pozita kundër, dështon votimi i raportit Financiar të Kosovës për vitin 2020

Lëvizja Vetëvendosje ka votuar kundër miratimit të raportit vjetor Financiar të Buxhetit të Kosovës për vitin 2020.

Kështu ky raport ka dështuar që të miratohet në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

“Me 7 vota për dhe 58 kundër, asnjë abstenim, Kuvendi nuk e miraton raportit vjetor Financiar të Buxhetit të Kosovës për vitin 2020”, tha kryetari i Kuvendit Glauk Konujufca.

(Kosova Sot Online)