Këtu mund ta shihni sa ka shpenzuar secili deputet për udhëtime përgjatë viteve

  • E.K /
  • 08 February 2022 - 14:14
Këtu mund ta shihni sa ka shpenzuar secili deputet për udhëtime përgjatë viteve

Kuvendi i Kosovës ka publikuar raportet për shpenzimet e udhëtimit të deputetëve përgjatë viteve.

Kuvendi ka sqaruar se deputeti kompensohet për shpenzime të udhëtimit, si: 30km-110 euro, deri në 60km-20 euro dhe mbi 60 km-30 euro.

Sipas njoftimit, në këto shpenzime përfshihen të gjitha mënyrat e udhëtimit.

“Kompensimi i shpenzimeve të udhëtimit të deputetëve është bërë në bazë të vendimit të kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, nr. 04-V-079, të datës 10 tetor 2011, i nxjerrë në bazë të nenit 20 të Ligjit nr. 03/L-111 për të drejtat dhe përgjegjësitë e deputetit. Deputeti kompensohet për shpenzimet e udhëtimit si në vijim: deri në 30 km – 10 euro, deri në 60 km – 20 euro dhe mbi 60 km – 30 euro, për pjesëmarrje në punimet e seancës plenare dhe në komisione. Kompensimi i shpenzimeve të udhëtimit nuk nënkupton shpenzimet për derivate, por për të gjitha mënyrat e udhëtimit”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Ndryshe, të enjten e kaluar, është publikuar lista e dhjetra deputetëve që janë kompensuar për shpenzimet e derivateve, për arsye të udhëtimeve nga qytetet e tjera për të marrë pjesë në seancat e Kuvendit.

Sipas raportit, për periudhën nëntor-dhjetor të vitit 2021, një deputet ka shpenzuar deri në 870 euro për karburante. Publikimi i kësaj liste ka ngjallur reagime të shumta dhe nga deputetët është kërkuar që t’i kthejnë paratë.

Më poshtë mund të gjeni shpenzimet e secilit deputet:

https://kuvendikosoves.org/Uploads/Data/Files/34/01Raportiiteardhuravevjetore-nentor-dhjetor2011_dKtubDauss.xls

(Kosova Sot Online)