E raportoi si vetëvrasje, gruaja u vra nga burri me thikën e bukës

  • E.K /
  • 08 February 2022 - 14:37
E raportoi si vetëvrasje, gruaja u vra nga burri me thikën e bukës

Detaje tragjike dalin në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Sheq i Madh, në Fier, ku u raportua se një 50-vjeçare ka vrarë veten me thikë.

Është mësuar se 50-vjeçarja Valdete Manaj është vrarë nga bashkëshorti i saj me thikën e bukës. Ajo u gjet e pajetë në banesën e saj, e goditur me thikë në gjoks, si dhe me disa gërvishtje në trup.

Bashkëshorti i saj, Petrit Mamaj, ka pranuar krimin e rëndë në polici, pasi e raportoi më herët ngjarjen si vetëvrasje.

(Kosova Sot Online)