20 gra shtatzëna të shtrira në Klinikën e Gjinekologjisë me COVID-19

  • E.K /
  • 09 February 2022 - 10:48
20 gra shtatzëna të shtrira në Klinikën e Gjinekologjisë me COVID-19

Numri i personave të infektuar me COVID-19 në Kosovë po vazhdon të jetë i lartë.

Me rritjen e numri të të infektuarve, është rritur edhe numri i pacientëve të hospitalizuar me COVID-19.

Në mesin e të hospitalizuarve janë edhe 20 gra shtatzëna.

Po ashtu, edhe 9 fëmijë janë të shtrirë në Klinikën e Pediatrisë për shkak të COVID-19.

“Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se sot në klinikat Covid-19 të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme në trajtim mjekësor janë 197 pacientë, prej tyre 3 janë të negativizuar. Sipas SHSKUK’së, 135 pacientë janë me oksigjeno-terapi, kurse në Mjekim Intensiv janë 13 pacientë”, thuhet nga SHSKUK.

(Kosova Sot Online)