Pse bizneseve s’iu shtrenjtua rryma? Kurti: Kështu i ruajmë edhe qytetarët, edhe bizneset

  • E.K /
  • 09 February 2022 - 11:05
Pse bizneseve s’iu shtrenjtua rryma? Kurti: Kështu i ruajmë edhe qytetarët, edhe bizneset

Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë e ka arsyetuar mosshtrenjtimin e rrymës për bizneset në vendimin që Zyra e Rregullatorit për Energji e mori dje lidhur me tarifat e reja.

Kurti tha se duke i mbajtur bizneset të papkrekur nga shtrenjtimi i rrymës, synojnë ta shmangin ndonjë rritje të mundshme të çmimit të produkteve dhe shërbimeve.

“Për bizneset nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike. Në një kohë kur çmimet e shumë produkteve janë duke u rritur shkaku i inflacionit të importuar, në këtë formë synojmë që të shmangim ndonjë rritje të mëtutjeshme të produkteve dhe shërbimeve që ato ofrojnë, që do të mund të merrnin shkas rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Kështu i ruajmë edhe qytetarët, edhe bizneset”, tha ai.

Përderisa subvencionimi i Qeverisë nuk do t’i shpëtojë nga shtrenjtimi i rrymës për qytetarët që shpenzojnë mbi 800 kWh në muaj, ndihma e Ekzekutivit i mban të paprekur bizneset.

Sipas ZRRE-së, bllok-tarifa nuk është diskriminuese pasi “zbatohet njëtrajtësisht për të gjithë konsumatorët”.

(Kosova Sot Online)