Edhe KESCO del me një sqarim rreth shtrenjtimit të rrymës

  • E.K /
  • 09 February 2022 - 11:53
Edhe KESCO del me një sqarim rreth shtrenjtimit të rrymës

KESCO është deklaruar pasi Zyra e Rregullatorit të Energjisë vendosi për tarifat e reja të çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët që shpenzojnë mbi 800 kWh energji elektrike.

Nga KESCO kanë thënë se janë të përgatitur që të implementojnë tarifat e reja sipas vendimi të djeshëm të ZRrE-së.

“KESCO ka pranuar vendimin e ZRRE-së për tarifat e reja të energjisë që hyjnë në fuqi nga data 9 shkurt deri me 31 mars të vitit të ardhshëm. ZRRE ka prezantuar aplikimin e bllok tarifave për konsumatorët familjarë. KESCO është e përgatitur për implementimin e këtyre tarifave”, thuhet në njoftimin e tyre.

Ata konfirmuar se kur harxhon 800 kWh s’paguajnë me rritje dhe se bllok tarifa fillon ndaj shpenzimi mbi 800 kWh.

“Për konsumin deri në 800  kWh nuk ka rritje. Pra, kjo vlen për të gjithë konsumatorët dhe të gjithë do të vazhdojnë të paguajnë njëjtë për 800 kWh e parë. Bllok tarifa që fillon nga shpenzimi mbi 800 kWh e tutje do të afektojë rreth 22 për qind të konsumatorëve. Pra, për 78 për qind të konsumatorëve nuk do të ketë fare rritje. Por, konsumatorët duhet të kenë kujdes pas kalimit të pragut ku është vendosur bllok tarifa. Kjo, pasi kilovatët e shpenzuar nga 801 e tutje kanë çmim të ndryshuar, që nxit kursimin e energjisë elektrike”, thuhet më tutje në njoftim.

KESCO njofton që është duke punuar në përditësimin e tarifave në aplikacionin e-KESCO.

(Kosova Sot Online)