BQK zvogëlon tarifat për depozitim të monedhave

  • E.K /
  • 09 February 2022 - 11:59
BQK zvogëlon tarifat për depozitim të monedhave

Banka Qëndrore e Kosovës ka bërë të ditur se në kuadër të angazhimit për lehtësim të qarkullimit të parave të gatshme në ekonomi, këtë fillimvit kanë rishikuar tarifat që i aplikon ndaj bankave për transaksionet e ndërsjella monetare.

Andaj sipas BQK’së është zvogëluar tarifa për depozitimin e monedhave metalike të denominuara në euro në BQK nga 5,00% në 3,75%.  Ky ndryshim do të jetë efektiv nga data 1 mars 2022.

“Vendimi për zvogëlimin e tarifës për depozitimin e monedhave metalike të denominuara në euro është marrë në mbledhjen e Bordit Ekzekutiv të BQK-së.  BQK-ja pret që tarifa e ndryshuar të ndikojë në ngritjen e qasjes si të qytetarëve ashtu edhe të bizneseve në shërbimet e bankave vendore me para të gatshme. Përndryshe, kostoja aktuale për BQK-në për realizimin e operacioneve të lidhura me aktivitetin bankar të depozitimit të monedhave metalike vazhdon të mbetet e konsiderueshme”, thuhet nga BQK.

Tutje nga Banka Qëndrore e Kosovës kanë thënë se sa i përket furnizimit me monedha metalike të denominuara në euro, që nga viti 2015, tarifa e aplikueshme për bankat vendore për tërheqje falas.

(Kosova sot Online)