Lekaj: Vendimi i ZREE-së antiligjor, antikushtetues dhe diskriminues

  • E.K /
  • 09 February 2022 - 13:09
Lekaj: Vendimi i ZREE-së antiligjor, antikushtetues dhe diskriminues

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, vendimin për shtrenjtimin e rrymës nga ZRrE, e ka quajtur antiligjor, antikushtetues dhe diskriminues.

Në seancën e jashtëzakonshme ku po debatohet për energjinë elektrike, ai e quajti Qeverinë Kurti mashtruese, për mospjesëmarrje.

“A nuk është mashtrues vet mosprezenca e Qeverisë së Kosovës për qytetarët. Kjo Qeveri ka ardhur me pozita që iu ka premtuar qytetarëve për mos-shtrenjtim të rrymës, a nuk është ky mashtrim? A nuk është mashtrim që Kurti është zotuar që në këtë vend do të ketë ndryshime? A ka ndryshim që 11 muaj?”.

“Ai na ka lajthitur me shumë propozime të tij dhe sot është krejt e kundërta, krejt tjetër ngjyrë sepse është ballafaquar me problemet e qytetarët. Vendim i ZRrE-së është lajmi më i keq për qytetarët, kjo duhet të na shqetësoj të gjithëve, jo të na ndaj, por të na bashkoj, sepse pas shumë ditësh apo muajsh, ne do të hyjmë në një krizë të thellë edhe të varfër, edhe krizë politike të thellë, edhe të ndarjeve politike. Ky sinjal duhet të na bashkoj deputetëve rreth një kauze që është e drejt që ta mbrojmë qytetarin e Kosovës, jo këtu të vijmë dhe të bëjmë llafe e të themi të pavërteta. ZRrE e ka sjell një vendim antiligjor, antikushtetues dhe diskriminues”, tha mes tjerash Lekaj.

(Kosova Sot Online)