Kushte çnjerëzore në spitalin e Covid-19, dhomat duken si fushëbeteje

  • E.K /
  • 10 February 2022 - 10:03
Kushte çnjerëzore në spitalin e Covid-19, dhomat duken si fushëbeteje

Dhjetë ditë pasi Qendra Shëndetësore e Vranjës në Serbi mohoi pretendimet se testet e COVID-19 kryhen në një dhomë të pistë që po shembet dhe ku mbeturinat mjekësore gjenden kudo në dysheme, janë publikuar imazhet e kushteve katastrofike në një prej spitaleve të Vranjës.

Fotot u dërguan nga një person i cili punon në godinën e Kirurgjisë së Vjetër dhe dëshiron të mbetet anonim.

“Kjo është çnjerëzore, shikoni, si në një luftë. Dhe dy vite pas epidemisë, ka ende kushte të tilla”, thotë ai.

“Korridoret dhe dhomat duken të shëmtuara dhe rrëqethëse, batanije të pista janë të shpërndara gjithandej.”

“Nuk e di se për çfarë janë këto mbulesa në dysheme,” shtoi ai.

Sipas të dhënave të fundit nga Shtabi i Qytetit për Situata Emergjente, në spitalet e Vranjës me Covid aktualisht ndodhen 100 pacientë, të gjithë pozitivë me koronavirus dhe me pneumoni, ndërsa me oksigjen janë 56 pacientë.

Ditën e djeshme janë pranuar për trajtim spitalor gjashtë pacientë. Dy pacientë janë transportuar në Spitalin Kovid në Krushevc dhe një në Beograd.

Në 24 orët e fundit në qytet janë regjistruar edhe 137 persona të tjerë të rinj, shkruan nova.rs.

(Kosova Sot Online)