Pejani i pakënaqur me avokatin, e kërcënon gjatë seancës në Gjykatë

  • E.K /
  • 10 February 2022 - 10:12
Pejani i pakënaqur me avokatin, e kërcënon gjatë seancës në Gjykatë

Policia ka arrestuar një person i cili gjatë seancës gjyqësore në Gjykatën e Pejës, e ka kërcënuar avokatin e vet.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës, në rrugën “Adem Jashari” në Pejë.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

“Rr. Adem Jashari, Pejë 09.02.2022 – 09:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar, pasi që i njëjti gjatë një seance gjyqësore, i pakënaqur me mbrojtjen e avokatit të tij, ka filluar ta ofendon dhe kanos avokatin-viktimën mashkull  kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka bërë të ditur policia.

(Kosova Sot Online)