Prokuroria Speciale e uzurpuar nga krimi i organizuar, injoron kallëzimet penale!

Prokuroria Speciale e uzurpuar nga krimi i organizuar, injoron kallëzimet penale!

Gani Qarri

  • 10 February 2022 - 07:40

Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri

Mjerisht niveli i gjerë i dyshimeve për krim e korrupsion i zyrtarëve të lartë që e fshehin pasurinë e kundërligjshme, është më tepër se alarmant, për të cilët Agjencioni Kundër Korrupsion informon se vetëm gjatë muajit janar janë shqyrtuar numër rekord i denoncimeve dhe hetimeve që mundë të rezultojnë si bazë për kallëzime penale!

Vetëm në janar të këtij viti janë raportuar rreth 300 raste të trajtuara, në fushat e Deklarimit të pasurisë, konfliktit të interesit dhe korrupsionit, nga Agjencia Kundër Korrupsionit, madje përgjatë muajit janar 2022, pasi ka përfunduar hetimet në aspektin administrativ, kjo agjenci ka trajtuar 298 raste të lidhura me parandalimin dhe luftimin e korrupsionit dhe te krimit të organizuar, procesin e deklarimit të pasurisë, parandalimin e konfliktit të interesit në prokurimin publik dhe raste të tjera të trajtuara sipas detyrës zyrtare.

Nga Agjencia kundër Korrupsionit raportohet se, pasi ajo ka zhvilluar procedurën e hetimeve paraprake për 167 raste, në janar, ka ushtruar dy kallëzime penale dhe 1 informatë në Prokurorinë e Shtetit, janë dorëzuar në shkurt, ndërsa një informatë është dorëzuar edhe në Policinë e Kosovës. Në raport me veprimet për Kontrollin e pasurisë, AKK njofton se ka përfunduar kontrollimin e plotë të pasurisë për 80 raste, 20 nga ato, i janë nënshtruar kontrollit të plotë të pasurisë dhe bartur për hetim të mëtutjeshëm, ndërsa, për dy raste është hapur procedura, pas pranimit të denoncimeve.

Po ashtu, në aspekt të parandalimit të konflikti të interesit, gjatë muajit janar 2022, AKK ka iniciuar 12 raste të reja, ka ofruar 9 përgjigje për subjektet që kanë adresuar kërkesa për sqarim të situatave të dyshuara për konflikt të interesit, si dhe janë mbyllur 9 raste tjera të trajtuara, nga të cilat një është detyruar me dorëheqje të zyrtarit të lartë nga një funksion publik.

Ndaj duke pasur parasysh të gjitha këto, ky  Agjencion deri më tani, është lënë qëllimisht i anashkaluar nga Prokuroria e shtetit dhe Prokuroria Speciale, pasi që dosjet lidhur me zyrtarët e lartë publik, janë argumentet më të dëshmuara dhe më të pa kontestueshme lidhur me mënyrën e pasurimit antiligjor, abuzimet me ligjin dhe arritjen e shpejtë të pasurisë enorme, e që në rate të shumta ndërlidhet me zbulimin e zinxhirit ndikues të shfrytëzimit në përfitime marramendëse edhe duke qenë në konfliktin e interesit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".