Nxënësi nga Skenderaj e kërcënon bashkëmoshataren, shoqërohet në polici

  • E.K /
  • 10 February 2022 - 10:33
Nxënësi nga Skenderaj e kërcënon bashkëmoshataren, shoqërohet në polici

Një i mitur nga Skenderaj është shoqëruar në stacion policor, pasi ka kërcënuar një vajzë po ashtu të mitur.

Rasti ka ndodhur pasditen e së mërkurës, në rrugën “Osman Geci” në Skenderaj, ka njoftuar policia.

I dyshuari dhe viktima janë nxënës të së njëjtës shkollë. Pas intervistimit të dy janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Rr. Osman Geci, Skenderaj 13.01.2022 – 17:30. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull  kosovar i mitur, pasi që ka kanosur viktimën femër  kosovare e mitur. I dyshuari dhe viktima janë nxënës të njëjtës shkollë. Me vendim të prokurorit, palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, ka bërë të ditur policia.

(Kosova Sot Online)