Kaos në një ndërtesë në Dardani, shpërthen kanalizimi, s’intervenon askush

  • E.K /
  • 10 February 2022 - 11:01
Kaos në një ndërtesë në Dardani, shpërthen kanalizimi, s’intervenon askush

Në një banesë private në Dardani, kanë shpërthyer gypat e ujit dhe kanalizimit.

Por, duke qenë se pronari i banesës nuk jeton në Kosovë, madje, ai ka prishur muret e banesës duke tentuar ta kthejë në lokal, ka shkaktuar kaos dhe një gjendje të mjeruar për banorë.

Madje, për këtë problem për këta banorë, nuk ka reaguar askush nga organet kompetente.

Shqetësimi i banorëve të Dardanisë është argumentuar edhe me këtë video, të publikuar te ‘Vrojtuesit e lagjes’ në Facebook.

(Kosova Sot Online)